Lajmet e fundit

Procesi gjyqësor ndaj Lionel Messit dhe babait të tij do të fillojë më 31 maj dhe pritet të vazhdojë deri më 3 qershor, transmeton Klan Kosova.
Messi dhe babai i tij Jorge akuzohen për mashtrim dhe mosdeklarim për taksim të 4 milionë eurove nga të drejtat e imazhit të tij mes viteve 2007 dhe 2009.
Akuza ndaj tyre ka të bëjë me faktin se të drejtat për imazhin e Messit ua kanë deleguar kompanive në Belize dhe Uruguaj me qëllim të shmangies së tatimit nga kontratat e shumave të larta me sponsorët në Spanjë.