Leo më në fund e ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Lelën teksa thotë se asgjë nuk është në kuadër të lojës.
Ai u shpreh se gjatë gjithë diskutimeve me Lelën e kanë kuptuar se përshtaten shumë në mendime dhe mënyrën se si e mendojnë jetën.
“Besoj që vërehet se nuk e kam për lojë. Fakti që e kemi lënë më rrjedhë dhe i kemi marrë gjithë gjërat me kohë pasi jemi njoftuar e kemi pas keqkuptime derisa i mësuam kufijtë e njëri-tjetrit. Kemi shumë mendime të njëjta për jetën dhe gjithçka po na përshtatet – s’kemi asgjë për lojë”, u shpreh Leo.
https://www.youtube.com/watch?v=uKYJ35JQLsE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.