Lens ka shënuar fitore befasuese ndaj Arsenalit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së dytë të faazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të parët në epërsi kaluan anglezët, me anë të Gabriel Jesus, në minutën e 14’.
Megjithatë, Lensi u kundërpërgjigj shpejt, duke e barazuar rezultatin shpejt me anë të Adrien Thommasson, në minutën e 25’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Elye Ëahi, me një gol të bukur u përkujdes për fitoren e ekipit francez.
Lens pas dy ndeshjeve pozicionohet në vendin e parë me katër pikë në Grupin B, teksa Arsenali një më pak dhe renditet në pozitën e tretë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.