Lajmet e fundit
27 vjeçari që mund të luajë në dy pozita, si qendër apo krah, është rrugës për të kryer testet mjekësore dhe finalizuar transferimin, për t’u ribashkuar me Dick Advocaat.

Sunderland ka rënë dakord me Dynamo Kiev për transferimin e Jeremain Lens, ndërsa kompletimi i nënshkrimit pritet të bëhet brenda 24 orëve.
Goal raportoi muajin e shkuar se skuadra ishte afër nënshkrimit me Lens dhe reprezentuesi holandez që mund të luajë në qendër apo krah, është në rrugë për të kryer testet mjekësore dhe finalizuar transferin.
Lens që tek PSV luajti nën urdhërat e Dick Advocaat, u la pat lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk.
“Gjithçka është kryer; ka marr më shumë kohë se që duhej, por të gjithë duken të lumtur”, tha burimi i Goal.
Kështu ai bëhet transferimi i tretë i Sunderland këtë verë, pas Adam Mattheës dhe Sebastian Coates.