Lajmet e fundit
Real Madrid ka plan rezervë nëse dështon transferimi i David de Gea. Drejtuesit madrilenë po mendojnë të transferojnë gardianin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno.

Megjithëse David de Gea vazhdon të mbetet prioritet kryesor i Real Madridit, mbretërit nuk kanë hequr nga ekuacioni edhe portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno.
Los Blancos pëlqejnë portierin gjerman që duket si mundësi e mirë. Në fakt, kaq shumë u ka lënë përshtypje drejtuesve të klubit mbretëror sa që ata mund të nënshkuarjnë me të edhe nëse De Gea bëhet lojtar i Madridit.
Ideja e sjelljes së Lenos në Madrid është e logjikshme për dy arsye. E para, sepse ai është alternativë nëse De Gea nuk nënshkruan. Dhe e dyta, nëse Casillas largohet.
Real mund të bëjë atë që bëri vjet Barcelona: të nënshkruajë me dy portierë cilësorë.
Pra, pa marr parasysh çka ndodhë, Real e ka të sigurtë pasjen e dy portierëve cilësorë për sezonin tjetër.