Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Sevillës, Clement Legnlet, nuk do ta marrë vendimin për një transferim te Barcelona para se të flas me trajnerin e ri, Pablo Machin, ka thënë agjenti i tij.
“Lenglet është në pushime, dhe nuk do të vendosë deri sa të flasë me trajnerin e tij të ri”, ka thënë Gregory Dakad për Estadio Deportivo.
“Nuk ka të reja. Ideja mbetet e njëjtë dhe duam që ta respektojmë Sevilla-n”.
Lenglet pritet t’i kushtojë Barcelonës diku rreth 35 milionë euro, në rast se realizohet transferimi i tij te katalunasit.