Lajmet e fundit

Debatik Curri është dëmtuar rëndë në stërvitjen e fundit në Turqi.
Qendërmbrojtësi i transferuar këtë verë në Vlorë, Debatik Curri i konsideruar një ndër afrimet më cilësore të Flamurtarit, ka thyer këmbën në stërvitje.
Ka qenë një përplasje me Telushin, që ka rezultuar fatale për Currin, i cili është me të vërtetë i pafat, sepse ka pasur probleme fizike edhe sezonet e shkuar.
Megjithatë, dëmtimi i fundit është me të vërtetë një goditje e rëndë, për të dhe Flamurtarin.
Tani Curri pret përgjigjen e operacionit urgjent në Turqi dhe pritet të mungoj nga 3 deri në 6 muaj.
PO ashtu dëmtimi i Currit është edhe një humbje për kombëtaren, në prag të ndeshjeve mjaft të rëndësishme për të, me Danimarkën dhe Portugalinë, transmeton Zëri.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: