Është aksidentuar një traktor në Podujevë, ku është lënduar pasagjeri që gjendej aty.
Ndërkaq, ngasësi i traktorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur derisa ai ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.