Një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Llabjan të Gjilanit.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se është lënduar ngasësi i veturës, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Emergjencën rajonale në Gjilan.
“Ju njoftojmë se më datën 11.09.2024, rreth orës 09:30, në hyrje të fshati Llabjan, ka ndodhur një aksident trafiku , në mes të një veture dhe një kamioni transportues që të dy me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë”.
“Shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti po hetohen nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet tutje në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.