La pa frymë gjithë bashkë lojtarët.
Teksa Luka Doncin po rrotullohej, shkeli këmbën e kundërshtarit të ekipit Suns, lëvizje e cila i kushtoi dhe u largua nga loja.
Slloveni aktualisht është ndër basketbollistët më të mirë në NBA, e padyshim më i miri tek Dallasi.
Ai luajti më pak se 4 minuta në këtë ndeshje të vështirë, por të fituar nga mysafirët, 99:95 për Dallasin, ndërsa lëndimi i yllit të skuadrës nuk është serioz dhe nuk do të mungoj gjatë.
Në përballjet që u zhvilluan mëngjesin e të premtes me kohën tonë, më së shumti pikë shënoi Los Angeles Clippers.
138:100 mposhti San Antonion.
Paul George luajti në nivel shumë të lartë duke shënuar 35 pikë.
E ndeshja që shkoi në shtesë, ishte mes Bostonit e Neë Yorkut.
Basketbollistët vendës u djersitën fort për ta barazuar rezultatin në fund të ndeshjes, e këtë edhe e arritën.
Megjithatë në kohën shtesë, mysafirët luajtën më mirë për të fituar në fund me vetëm tre pikë dallim, Boston 117, Neë York 120.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.