Lajmet e fundit

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Trudë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
" Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti", tha Borovci.