Një vetaksident është regjistruar mesditën e sotme në Ranillug të Gjilanit.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Kanun Veseli.
Ndërkaq, si pasojë e këtij vetaksidenti, katër persona u lënduan.
“Një vetaksident ka ndodhur sot me 25 gusht 2024 rreth orës 12:00 ne fshatin Crep komuna Ranillug . Në këtë rast veç dëmeve material në veturën që ka dalë jashtë rrugës janë lënduar lehtë katër persona”, tha Veseli në një përgjigje për Klankosova.tv.
Njësia e trafikut rajonal janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij vet aksidenti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.