Katër persona (shoferi dhe tre pasagjerë), janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.
"Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret", tha Zaiti për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.