Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
"Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Klinë", tha Rugova.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.