Lajmet e fundit

Anësori i Monaco, Thomas Lemar është një prej emrave më të lakuar në tregun e transferimeve këtë verë.
Ai është përmendur për një kalim te Arsenal fillimisht, e më pas për të shfaqën interesim skuadrat tjera, si Manchester United.
Vetë lojtari, sipas Duncan Castles parapëlqen një kalim në Old Trafford, e jo në Emirates Stadium.
Francezi ka qenë cak i The Gunners gjithë verës, por që ai tash dëshiron t’i ndjek hapat e ish bashkëlojtarit, Anthony Martial që kishte zgjedhur Djajtë e Kuq./Klan Kosova/