Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Alexis Sanchez-it në janar, dhe nëse kiliani largohet nga Manchester City, ai është gati që ta zëvendësojë atë me Thomas Lemar-in e Monaco-s, sipas L’Equipe.
Topçinjtë kishin dështuar me një ofertë prej 90 milionë funtesh për Lemar-in gjatë verës, dhe ndonëse trajneri i Monaco-s, Leonardo Jardim, ka insistuar që francezi nuk është në shitje, Wenger mund ta testojë sërish këtë në janar.
Me Monaco-n jashtë Ligës së Kampionëve, dhe me PSG-në si lider në Ligue 1, Monaco mund të bindet që ta shesë yllin e skuadrës.