Lela i ka rrëfyer Burimit emocionet e saj ndërsa është në mesin e të nominuarve të kësaj jave.
Sikur i frikësohej eleminimit, Lela madje duket se përçmonte banorët tjerë, meqë diskutimet e tyre, i quan ''debate koti'', transmeton klankosova.tv.
''Nuk pe gjejë veten te asnjë diskutim, mua nuk më intereson me diskutu për një gjë të kotë o Burim, nuk më intereson''.
Tutje ajo i rrëfeu Burimit se nuk pendohet për asgjë që ka bërë brenda shtëpisë.
''Jam aq e qetë edhe nuk e ndjejë veten sikur e kam bo ndonjë gabim aq të madh këtu brenda, sikur mundet jashtë me m’ndiku në jetën tem. Nuk e ndjejë veten sikur e kam bo një diçka që mundet jashtë me më ndiku''.
''Kështu që pa marrë parasysh se qysh shkon të premten, unë jam shumë e qetë, jam shumë e lumtur. Kam kalu tepër kohë të mirë këtu brenda. Dhe nuk jam pendu për asnjë gjë. S’kom bo diçka që jashtë mund t’më penalizonte''.
https://www.youtube.com/watch?v=Ae64WtKd7bs
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.