Lajmet e fundit

"Këtë mund ta dëshmojmë gjatë bisedimeve me eurodeputetët kroatë të cilat i kam pasur para një muaj, të cilët na kanë dhënë një mbështetje të hapur dhe shpresoj që së shpejti edhe ata do të dalin me një deklaratë. Shumë shpesh jam në kontakt me europarlamentarin Ivo Davor Shtir, zotin Resnev dhe Picula me të cilët bisedojmë për këtë temë që është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës", u shpreh ajo. "Mund të them që gjatë Forumit Ekonomik që është mbajtur në Dubrovnik, vet ministri i Jashtëm i Kroacisë i ka thënë ministrit të Jashtëm të Kosovës që "ju nuk kini nevojë të trokitni në dyert tona sepse dyert tona janë të hapura", theksoi Përljaskaj.Tutje, ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, tha se eurodeputetët kroatë kanë qasje pozitive ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke shpresuar se ata do të lirohen.