Pas dy edicioneve e gjysmë basketbollisti Lejson Zeqiri mund të largohet nga Sigal Prishtina.
Basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar dimëror, ka mësuar AsistiOnline.com, transmeton Klankosova.tv.
Burimet kanë treguar se Zeqiri mund ti bashkohet Bashkimit apo edhe Pejës, derisa për një kalim të tillë veçse ka pasur edhe biseda.
Në të kaluarën Zeqiri ka luajtur edhe te MZT-ja e Shkupit (2), derisa ka qenë i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.