Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur në lidhje me lejlekët që nuk po shtegëtojnë.
Ai u shpreh se lejlekët janë në gjendje të mirë fizike, por kjo po ndodh për shkak të ngrohjes globale.
“Ka një javë që ata po qëndrojnë në të njëjtin vend, pra nuk kanë shtegëtuar në kontinentin afrikan, siç do të duhej të ishte”.
“Fillimisht ajo çka na ka interesuar është të dimë nëse janë të lënduar apo kanë probleme për shkak të ndonjë lëndimi që të vazhdojnë fluturimin, por morëm informacion se ata janë në një gjendje fizike shumë të mirë dhe kjo na lë të kuptojmë që ngrohja globale apo gjithçka tashmë po ndryshon”, u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=KAz_P8YHTjM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.