Fshati më i madh i komunës së Fushë Kosovës, Bardhi i Madh shquhet për bukuritë dhe reliefin që e ka.
Se ky fshat ka njerëz të mirë tregon fakti që tash e disa vjet në mes shtëpive jeton edhe një familje lejlekësh.
Banorët kujdesen që të ushqejnë lejlekët e për këtë thonë se kjo familje çdo vit kthehet në vendin e njëjtë për të vazhduar jetesën mes njerëzish.
Më shumë rreth jetesës dhe bukurive të Bardhit të Madh mund të mësoni nga kronika e mëposhtme.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.