Lajmet e fundit
Reprezentuesi brazilian ishte i lidhur me një largim nga Anfield Road këtë verë, por tani do që t’i ndihmojë Reds që të fitojnë Premier Ligën.

Lucas Leiva e ka pranuar se ishte afër largimit nga Liverpooli, por thotë se tani do të japë gjithçka për klubin.
Braziliani nuk startoi në dy ndeshjet e para të sezonit të ri, por këtë e bëri në ato vijuese, ndaj Arsenalit dhe Ëest Hamit, pasi Jordan Henderson ishte i lënduar.
Lucas thotë se do të bëjë gjithçka mundet për të ndihmuar skuadrën në garë për titullin e Premier Ligës.
“Ishte afat kalimtar goxha i nxehtë”.
“Vitet e fundit çdo afat kalimtar është përfolur emri im”.
“Natyrisht ka kohë kur e mendon largimin, kjo më ndodhi këtë herë, por tani unë jam shumë i përkushtuar”.
“Shpresoj të jem lojtar i rëndësishëm për skuadrën këtë sezon”.