Lajmet e fundit

Drejtori i Leipzigut, Max Eberl ka thënë që agjentët e Josko Gvardiolit i kanë konfirmuar për dëshirën e lojtarit që të transferohet te Manchester City.
“Mund të konfirmoj se agjentët e Josko Gvardiol na kanë konfirmuar për dëshirën që të lëviz në Manchester City”, u shpreh Eberl.
“Negociatat mes klubeve janë duke vazhduar, pasi Leipzig dëshiron 100 milionë euro për ta lënë Joskon që të largohet”.
Ditë më parë Gvardioli është raportuar se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Cityn. /Klankosova.tv.