RB Leipzig, ka shënuar fitore të thellë ndaj Schalkes, me rezultat 6-1, në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Andre Silva, në minutën e 7’, për ta vazhduar Benjamin Henrichs, në minutën e 15’.
Një minutë para se të përfundojë pjesa e parë, Andre Silva trefishoi, derisa Timo Ëerner e katërfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, vendasit e gjetën golin e ngushëllimit, me anë të Soichiro Kozuki, në minutën e 56’.
Kur mendohej se Leipzig, nuk do të shënojë më, në skendë doli Dani Olmo, me një gol në minutën e 83’, dhe Yussuf Poulsen, në minutën e 89’.
Leipzig pas fitores kalon në vendin e dytë me 32 pikë të grumbulluara, me vetëm tre pikë larg liderit, Bayernit, që ka 35 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.