Lajmet e fundit

RB Leipzig ka arritur vetëm barazim ndaj FC Koln në kuadër të javës së pestë të Bundesligës.
Anthony Modeste kaloi vendësit në avantazh në minutën e 53-të, ndërkaq Amadou Haidara i barazoi shifrat në të 71-tën.
Vlen të përmendet që Leipzig-ut iu anuluan dy gola pas shqyrtimit të video-ve, fillimisht në minutën e gjashtë e pastaj edhe në të 66-tën.
Me këtë barazim Koln numëron tetë pikë në pozitën e gjashtë, ndërkaq Leipzig vetëm katër në të 13-tën.