Lajmet e fundit

Leipzig ka barazuar 2-2 me Paris Saint-Germain, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Christopher Nkunku në minutën e tetë, teksa katër minuta më vonë Andre Silva e ka humbur penalltinë, ndërsa në minutën e 21-të Georginio Wijnaldum e ka barazuar rezultatin, teksa në minutën e 39-të, Wijnaldum e kaloi për herë të parë në ndeshje PSG-në në epërsi.
Në pjesën e dytë, Leipzig e ka barazuar rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes, nëpërmjet Dominik Szobozlai.
Paris Saint-Germain pas barazimit kalon në pozitën e dytë me tetë pikë, teksa Leipzg e fiton pikën e parë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1456018136709443584