Lajmet e fundit
Skuadra lidere e Premierligës pritet që t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit që po ashtu është duke shkëlqyer këtë edicion.

Leicester City mund t’i ofrojë kontratë të re, të përmirësuar, Jamie Vardyt.
Vardy është golashënuesi më i mirë i ligës dhe e ka udhëhequr skuadrën drejt kreut të tabelës.
Ndaj drejtuesit e klubit duan që t’i tregojnë atij për respektin dhe në njëfarë mënyrë ta blindojnë, duke ia dyfishuar pagën – nga 20 në 40 mijë funte në javë.