Lajmet e fundit

Triumfi i Leicester City në Premier League sezonin e kaluar ka inspiruar mbarë botën.
Kështu ka thënë kryetrajneri i Copenhagen, Stalke Solbakken.
Skuadra e Ranieri, bëri një ngritje të jashtëzakonshme një sezonë më parë, duke u shpallur kampion, kurse para sy sezonave mezi kishte shpëtuar nga rënia në ChampionShip.
“Ata inspiruan botën. Një ekip sikur Leicester ishte e aftë ta fitojë Premier League e këtu secili duhet ta dijë se futbollistët në fushë zbatuan detyrat e trajnerit si dhe luajtën pasi u motivuan ekstra.”
“Të gjithë i kemi uruar një sezonë më parë, kështu bëri gjithë bota. Ishte shumë mirë për botën e futbollit që një ekip jo shumë premtuese si Leicester fitoi trofeun në Angli.”
Ai ka shtuar më tej se nga skuadra e Ranieri, duhet të mësoj secili./Klan Kosova/