Lajmet e fundit

Leicester nuk ka ndërmend të ndalet në ëndrrën për të fituar titullin kampion këtë sezon në Premier League.
Skuadra e Rainerit ka bërë detyrën edhe në transfertën e radhës ndaj Crystal Palace duke fituar me rezultatin 1-0.
Një gol i shënuar nga Mahrez në minutën e 34-t ka qenë i mjaftueshëm për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në krye të Premier League me 8 pikë më shumë se Totenhami.
Skuadra e Pochetinos do të luajë nesër ndaj Bournmuthit.
West Hami ndërkohë nuk pati fat ndaj Chelsat pasi skuadra e Hidding i hoqi mundësinë për t'u ngjitur në vendin e katërt. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Lanzinin, ndërkohë që Fabregas vendosi baraspeshën.
Në minutën e 61-të, Andy Carroll shënoi dhe golin e dytë për skuadrën e West Hamit.
Në fund do të ishte sërish Fabregas që do të shënonte golin e barazimit.
Ekipi i Biliq ka një pikë më pak se Manchetser City.