Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Premierligës është duke kërkuar mesfushor qëndror, në rast të largimit të përfaqësuesit të Francës.

Leicester City ka idenfifikuar Nampalys Mendy si zëvendësues të mundshëm për N'Golo Kante, nëse francezi largohet nga skuadra kampione e Premierligës.
Kante është në radarin e disa klubeve, përfshirë Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ndërsa Dhelprat janë duke e përcjellë me kujdes lojtarin e Nice.
Sipas medieve britanike, Ranieri ka ndarë 12 milionë funte për ta transferuar mesfushorin defansiv, nëse Kante largohet.