Në Premier Ligë, Leicester ka fituar një pikë ndaj Evertonit, por ndoshta më të rëndësishmen sivjet.
2 me 2 përfundoi takimi ku për ekipin vendës shënues ishin Syouncu dhe Vardy, kurse për atë mysafir Leëin dhe Iwobi. Në fund të pjesës së parë Maddison humbi penallti.
Aktualisht Leicester është jashtë zonës së rënies në vendin e 16-të me 30 pikë, kurse me një më pak është Everton, në të parafundit, atë të 19-të.
Në Spanjë, Vedat Muriqi dha asistim për Kang-In Lee pas gati një orë lojë në ndeshjen e të hënës në La Liga mes Majorkës dhe Athletic Bilbaos.
Kur vendësit po prisnin fishkëllimën e fundit për t’i festuar tri pikët, ju mbeti në fyt!
Mysafirët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi Inaki Ëilliams për rezultatin përfundimtar 1 me 1.
Ekipi ku luan Muriqi mban vendin e 12-të aktualisht, kurse Bilbao është në të shtatin.
Në sfidën tjetër në Spanjë, Girona ishte e fortë për Sevillën.
Juanpe dhe Castellanos ishin shënuesit në fitoren e dytë rresht të Gironas, pasi ditë më parë mposhti edhe Real Madridin.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.