Lajmet e fundit

Leicester City nuk ka arritur që të nxjerr më shumë së një pikë në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, kundër Manchester United, njofton Klan Kosova.
Skuadra e Ranierit nuk arriti që të marrë pikë të plota në këtë ndeshje duke barazuar 1:1 dhe duke shtyrë kështu mundësinë e shpalljes kampion i Premier League.
United e Leicester luajtën baras në këtë takim, për Djajtë e Kuq shënoi Martial, kurse për The Foxes, Morgan.
Se a do ta fitojë titullin Leicester këtë javë do të varet edhe nga ndeshja që Tottenham Hotpsur do ta zhvillojë kundër Chelseas.
Mjafton një barazim i Spurs me Chelsean që Leicester të shapllet kampion.