Lajmet e fundit

Leicester City dëshiron të blindojë sa më parë Jamie Vardy.
Lojtari i Kombëtares Angleze ka shkëlqyer në këtë sezon të Premier League, teksa është autori i 16 golave për skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri.
Shoqëria angleze po përgatit rinovimin e kontratës me sulmuesin, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha Europiane.
Klubi nga “King Power Stadium” do t’i ofrojë marrëveshje të re deri në vitin 2019.