Lajmet e fundit

Claudio Ranieri nuk është më trajner i Leicester City.
Kjo pasi kampioni në fuqi i Anglisë, ka marrë vendim për ta shkarkuar atë.
Ky shkarkim vjen pasi klubi është vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme, por duket se edhe disfata në Champions League ka qenë faktor tjetër, shkruan Sportsmail, transmeton Klan Kosova.
Ranieri ishte ai që një edicion më parë i kishte prirë Leicester drejt titullit të kampionit.
Sportsmail ka provuar për ta konfirmuar këtë, por që tentimet kanë qenë të pasuksesshme.