Më 12 janar u publikua në Gazetën Zyrtare e 15 ditë më vonë hyri zyrtarisht në fuqi.
Ligji i ri i Administratës Tatimore nga 28 janari zvogëlon hapësirat për shmangie të bizneseve nga obligimet tatimore dhe rrit formalizimin e ekonomisë. Për drejtorin e këtij institucioni që kur u zyrtarizua qenë të gatshëm për të dhënë sqarime anë e kënd vendit.
Risitë që sjell ky ligj, sipas Drejtorit të Pëgjithshëm, Ilir Murtezajt janë në të mirën e përgjithshme, njofton Klan Kosova.
Në të përfshihet edhe mbyllja e bizneseve nëse përsërisin shkeljet, regjistimi i punëtorëve një ditë para nisjes së punës, por edhe lehtësira për subjektet juridike.
Krejt ata që kanë paqartësi për ligjin e ri, ATK do të jetë në dispozicion për të dhënë informacionet e kërkuara.
https://www.youtube.com/watch?v=XM9b4HjV1oI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.