23.05.2016 · përditësuar para 3706 dite1 min lexim
Madonna i ka kushtuar një performancë legjendës Prince, gjatë mbrëmjes së Billboard Music Awards të dielën, duke kënduar këngën”Nothing Compares to You”.
Më pas, ajo ka ftuar në skenë Stevie Ëonder, e bashkë e kanë interpretuar hitin “Purple Rain”.
Ajo e prezantoi performancën, duke e krahasuar vdekjen e “Prince” me një tërmet dhe duke kërkuar një minutë heshtje për nder të këngëtarit.
Madonna e cila kishte pasur edhe bashkëpinime me Prince, u paraqit në skenë në një fron. Këngëtarja kishte veshur një kostum të shkëlqyeshëm në ngjyrë lejka dhe filloi të performonte “Nothing Compares To You”, ndërsa në fund të interpretimit të saj, legjenda Stevie Wonders u ngjit në skenë për të kënduar “Purple Rain”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.