Bayer Leverkusen po e konsideron Raul Gonzalez Blanco për të zëvendësuar Erik ten Hagun, i cili u shkarkua pas një fillimi të vështirë të sezonit.
Ideja është e ngjashme me atë të Xabi Alonsos: të besosh te një trajner i ri spanjoll pa eksperiencë në një skuadër që luan në elitë.
Përpos momenteve më të mira në karrierë si futbollist i Real Madridit, Raul ka luajtur në Bundesliga me Schalke 04 (2012–2014) dhe deri kohët e fundit drejtonte Real Madrid Castilla.
Kandidatë të tjerë për trajner janë edhe Edin Terzic dhe Marco Rose. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.