Lajmet e fundit
Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon ka folur për media para sfidës që zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu, me Real Madridin në xhiron kthyese të gjysmëfinales së Ligës se Kampionëve.

Buffon ka kritikuar tifozët e Realit për trajtimin që po i bëjnë portierit të skuadrës së tyre, Iker Casillas.
Spanjolli iu bashkua madrilenëve që kur ishte 9 vjeçar duke fituar tituj me rëndësi për klubin.
Sidoqoftë, forma e tij në dy vitet e fundit është kritikuar duke qenë subjekt i vërshëllimave nga tifozët, gjë e cila po e pengon italianin Buffon.