09.03.2017 · përditësuar para 3432 dite1 min lexim
Kur i kishte të dy në fanella të kuqe, Liverpool mund të krekosej se mbase kishte tandemin më të mirë të botës në mesfushë.
Steven Gerrard e Xabi Alonso me koordinimin e mrekullueshëm mes tyre edhe ia fituan klubit anglez një Ligë të Kampionëve në fitin 2005.
Kushdo që e ka parë atë ndeshje ende i kujtohet rikthimi fantastik i Liverpool kundër Milanit, kur nga 3-0 barazuan në 3-3 dhe më pas fituan me penalti – rikthim në të cilin shënuan edhe Alonso edhe Gerrard.
Kjo finale ishte piku i një bashkëjetese të suksesshme në mesfushën e “Reds”-ave të dyshes unike, ndaj Gerrard ka thurur fjalët më të mira për të përshëndetur mikun e ti të fushës, por jo vetëm, në ditën kur Alonso njoftoi pensionimin.
“Xavi ti je kualitet i pastër”, shkruan Gerrard në llogarinë e tij në Instagram, njofton Klan Kosova.
“Një vepër arti në fushë dhe një zotëri i vërtetë jashtë saj”, vazhdon përshkrimi i një legjende të Liverpool-it, për legjendën tjetër.
“Ishte kënaqësi e madhe të luaja krah teje dhe më ke munguar çdo ditë prejse u largove. Urime në karrierën tënde të mahnitshme dhe shumë fat për ty dhe familjarët tuaj në të ardhmen”.
Alonso të enjten njoftoi përmes një cicërime dhe një fotografie në Twitter se e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë. /klankosova.tv
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.