Ish-mesfushori gjerman, Mario Basler, ka kritikuar transferimin e Nick Woltemade nga Stuttgart te Newcastle United për 90 milionë euro.
Në podcastin e tij Basler deklaroi: “Woltemade nuk vlen 90 milionë euro dhe do të ketë probleme të mëdha në Premier League.
Nuk besoj se do të arrijë të imponohet. Sipas mendimit tim, bëri një lëvizje të gabuar për karrierën e tij.”
Basler kujtoi se sulmuesi kishte pasur një marrëveshje me Bayern Munich, por ajo nuk u finalizua për shkak të mungesës së marrëveshjes mes klubeve.
“Do të ishte më mirë të qëndronte edhe një vit në Stuttgart ose të shkonte në Mynih. Gjithçka ndodhi shumë shpejt: erdhi oferta dhe ai u largua menjëherë. Mendoj se është një gabim i madh, edhe pse pati një gjysmë-sezon të shkëlqyer.
Ky hap nuk do ta ndihmojë të përparojë”, pëfundoi Basler.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.