Lajmet e fundit

Një nga spektaklet më të ndjekura të zbulimit të talenteve të këngës në Shqipëri, “The Voice Kids”, do të vijë në edicionin e radhës në janar të vitit 2019.
Programi këtë vit do të prezantohet nga Dojna Mema, e cila aktualisht është një nga moderatorët e “Pop Culture”.
Teksa stafi i “The Voice Kids” është duke bërë përgatitjet për audicionet me fëmijët nga e gjithë Shqipëria e trevat shqipfolëse, nisjen e mbarë të sezonit të tretë e ka uruar edhe prezantuesi e producenti ekzekutiv i deritanishëm i spektaklit, Ledion Liço.
“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri”.
“Jam krenar per stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat”.
