Anëtarët e rok grupit Led Zeppelin, janë paraqitur në dhomën e gjyqit për ta mohuar se kanë vjedhur këngën e tyre hit të vitit 2971, “Stairway to Heaven”, shkruan BCC, transmeton Klan Kosova.
Kitaristi Jimmy Page dhe këngëtari Robert Plant, pritet të japin dëshmi në gjykatë, se kënga nuk është e huazuar.
Ata akuzohen se notat e para të këngës, i kanë vjedhur nga Taurus, një melodi muzikore e vitit 1967 e grupit Spirit.
Në seancën gjyqësore, avokati i palës paditëse ka thënë se Page dhe Plant ishin që të dy “performues të mahnitshëm dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, mirëpo kishin marrë muzikën e njerëzve të tjerë dhe kishin provuar ta shisnin si të veten”.
Ndërsa, avokati i grupit, Robert Anderson ka insistuar se Led Zeppelin e kishin krijuar vetë këngën Stairway to Heaven, pa i marrë askujt vijën melodike.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.