Lajmet e fundit

Pritet që Led Zeppelin të lansojnë disa incizime të padëgjuara më parë. Projektet e reja janë bërë në bashkëpunim me disa muzikantë indianë, rreth 40 vjet më parë.
Rock grupi anglez, ishin të njohur për ndikimin e tyre në blues dhe për shfaqjet shpërthyese në stadiume.
Ata janë shpërbërë në vitin 1980, pas vdekjes së bateristit John Bonham.
Këngët më të famshme të Led Zeppelin janë Stariway to Heaven, Whole Lotta Love, Rock and Roll dhe Kashmir.
Website-i i grupit ka bërë një njoftim, ku thuhet se këngëtari Robert Plant dhe KITARISTI Jimmy Page, kishin udhëtuar për në Indi që të performonin me “Bombay Orchestra” dhe tani, për herë të parë, incizimet nga këto sesione do të publikohen si versione të përpunuara të këngëve të tyre Friends and Four Hands.