Led Zeppelin nuk e kanë kopjuar kolonën zanore të Stairway to Heaven nga bendi britanik, Spirit.
Ky ishte verdikti i Gjykatës në favor të Led Zeppelin, pasi që këta të fundit u akuzuan se ia kishin vjedhë grupit Spirit, këngën e vitit 1967, “Taurus”.
Gjykata ka vendosur që kënga nuk ishte krejtësisht e njëjtë në fillim të melodisë së Stairway.
Anëtarët e grupit, Jimmy Page dhe Robert Plant, kishin thënë se janë shumë mirënjohës që ia arritën t’iu jepnin përgjigje pikëpyetjeve rreth origjinës së këngës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.