Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc ka fituar "pole position" në garën kualifikuese për shpërblimin e madh të Azerbajxhan-it.
Në një garë tejet interesante ai e siguroi krejt në fund pozitën e parë startuese në shtegun e Bakus, përcjell KlanKosova.tv.
Duelin më të fortë e pati me kampionin aktual të botës Max Verstappen kur për një moment të dy e regjistruan kohën e njëjtë.
Por në fund Leclerc e bëri diferencën duke arrit kohë më të shpejtë.
Ai me këtë rast fitoi "pole position" për herë të tretë në karrierë këtu në Baku dhe është i vetmi që e ka bërë një gjë të tillë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.