E humbi penalltinë në pjesën e parë.
Por Nico Poz e përmirësoi vetën, duke shënuar katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë në duelin ndaj Lecces.
Këta të fundit e nisën takimin pa reprezentuesin e Shqipërisë, Ylber Ramadanin, për të cilin nuk pati fare minuta gjatë këtij ballafaqimi kampional, njofton Klankosova.tv.
Në stol te Lecce ishte edhe shqiptari tjetër, Dario Daka.
Futbollisti i cili asistoi në golin e parë, Patrick Cutrone, e dha vulën për fituesin e kësaj përballje, duke shënuar në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore, Como shkon në kuotën e 18 pikëve dhe zë vendin e 15-të, duke e kaluar Leccen në tabelë, e cila me 16 pikë bie te pozita e 16-të, raporton Klankosova.tv.
Kampionati italian i futbollit, Serie A, e mbyll vitin 2024 me ndeshjen Bologna - Verona, e cila transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion, me fillim në orën 20:45.
Komentator, Andin Lokaj!

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.