Ai, së shpejti, pritet të bëhet pjesë e rëndësishme e Hollywoodit.
Lojtari më i mirë i NBA në vitet e fundit, ka nënshkruar një kontratë në Warner Bros për projekte të ndryshme filmike e televizive.
Këtë e bëri si pronar i firmës personale, SpringHill Entertainment.
James tha se lidhjet me fansat dhe "tregimin i storieve kuptimplota" ishin pasion i tij, gjithë kohës.
Ai është producent ekzekutiv i shout "Survivor's Remorse", të Starz.
Përtej karrierës si producent e basketbollist, LeBron së fundmi u paraqit si vetvetja në komedinë "Trainwreck" të Judd Apatow dhe Amy Schumer.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.