LeBron James dhe Cavaliers, e kanë fituar titullin e tyre të parë në ligën amerikane të basketbollit NBA, duke e bërë kështu qytetin e tyre kampion pas 52 vitesh sepse gjatë kësaj kohe, Cleveland s’kishte fituar titull në asnjë sport.
Betejën epike LeBron James e ka fituar kundër Stephen Curry dhe Golden State Warriors.
James para dy vitesh kishte premtuar se do t’ia sillte titullin e kampionit vendit të tij Ohios, dhe këtë e realizoi të dielën mbrëma duke fituar me një rezultat 93 me 89 kundër Golden State Warriors, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj fitoreje historike, James ka shpërthyer në lot dhe ka ngritur lart kupën e fitores.
Më pas ai është paraqitur në konferencën për media i shoqëruar nga djali i tij Lebron James Junior dhe nga vajza e tij e vogël, Zhuri James.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.