LeBron James dhe Cleveland Cavaliers humbën mbrëmë në Quicken Loans Arena nga Philadelphia 76ers.
Megjithatë, mbrëmjen arriti ta vjedhë vëmendjen me një aksion që shumë thonë të ketë qenë rastësi, ndërsa ka edhe që e llogarisin si aksionin më të mirë në karrierën e tij.
Ai arrin të depërtojë brenda dy lojtarëve të Philly-t, dhe topi disi përvidhet mes këmbëve të Tristan Thompson.
Katër herë MVP-ja më pas vazhdon rrugën drejt koshit, duke arritur që të shënojë, madje duke fituar edhe një faul në proces.
https://www.youtube.com/watch?v=hW0y_zaXp7c
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.