Cleveland Cavaliers janë përforcuar me veteranin Deron Williams. Më herët LeBron James ishte ankuar se skuadra e tij nuk ka një organizator të lojës ndërkaq ish-lojtari i Dallas-it e ka pikërisht atë pozitë.
Deron Williams u largua nga Dallas Mavericks gjatë vikendit duke hapur mundësinë për të nënshkruar me Cleveland-in, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
“Në fund të fundit, ardhja në Cleveland ishte gjëja më e mira për mua”, tha Williams.
“Kam luajtur me Kyle Korver-in edhe më herët, dhe ai është një nga miqtë e mi me të cilin ende komunikoj. Do të kem një rol të rëndësishëm këtu, duke shërbyer si rezervë e Kyri Irving-ut”, shtoi ai.
Vlen të përmendet që Deron Williams është fitues i medaljes olimpike me kombëtaren amerikane.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.